Në mbrëmjen festive të “Shiko kush LUAN” nga Luana Vjollca ishte i ftuar dhe artisti shumë i dashur për publikun, Klajdi Haruni.
Edhe pse ka fituar zemrat e të gjithëve me këngët dhe zërin e tij, rreth jetës private të artistit nuk kemi shumë informacion. Kështu që “Shiko kush LUAN” u kujdes që sado pak të “nxjerrë” nga goja e Klajdit ndonjë detaj rreth jetës së tij sentimentale.
Gjatë sfidës “Ndaje ose pije”, artisti u gjend përballë pyetjes: “A je gati të pranosh që je në një lidhje dhe emri i saj fillon me shkronjën ‘M’ por nuk quhet Mamica?”
Menjëherë pas kësaj Klajdi shpërtheu në të qeshura, duke pranuar se momentalisht është në një romancë dashurie. Edhe pse zgjodhi të mos e zbulonte emrin e vajzës që ka në krah, ai u shpreh se emri i saj fillon me shkronjën ‘M’ dhe mbaron me ‘A’.
Epo, tani Klajdi “na hapi punë” për të gjetur vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Top Channel