Mesfushori spanjoll Francesk Fabregas ishte kthyer në objektivin numër 1 të Milan në merkaton e këtij dimri, por tratativat e tejzgjatura mes palëve sollën dhe një transferim surprizë të futbollisti iberik në një tjetër kampionat.
Ndërhyrja e Monako dhe trajnerit Thierry Henry joshën Fabregas, që vendosi të pranojë akordin me klubin e principatës, dhe do të luajë në Ligën franceze që këtë muaj.
Edhe pse Chelsea e Monako nuk kanë bërë asgjë zyrtare, burime pranë futbollisti spanjoll thanë për gazetën L’Equip se firma në akordin e ri do të jetë deri në verën e vitit 2022. Fabregas që kërkohej nga Milan dhe Fenerbahce, në principatë do të bashkohet me Thierry Henry, lojtar me të cilin ka patur një partneritet emocionues në fushën e lojës, nga viti 2003 deri në 2007 te Arsenal.
Fabregas kishte kërkuar prej kohësh të largohej nga Chelsea për shkak të hapësirave të pakta nga trajneri Sarri, dhe tani blutë e Londrës do të marrin dhe një dëmshpërblim për prishjen e kontratës.
Por nëse te Chelsea luftohet për titullin, Fabregas te Monako do të gjejë një situatë të vështirë, pasi skuadra gjendet në vendin e parafundit në renditje.
Top Channel