Bujar Kapexhiu tregoi në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se si i ka marrëdhëniet me politikanët, të cilët janë protagonistët kryesorë të karikaturave të tij.

“Në përgjithësi jam i mirëpritur prej tyre. Nëse në diktaturë ishte e frikshme një karikaturë dhe në fillim të demokracisë kishte hatërmbetje, sot i ngel hatri nëse nuk i bën karikaturë”, deklaroi Kapexhiu.

Kur u pyet në lidhje me sulmet që i bën kryeministri Edi Rama mediave, karikaturisti e krahasoi kreun tonë të qeverisë me Presidentin amerikan Donald Trump.

“Ai e imiton pak Trumpin. Më vjen çudi sepse duket sikur Rama i kthehet vetvetes, pasi edhe ai është krijues dhe është marrë me publicistikë. Ka gjuhë të ashpër dhe nuk i takon që t’i trajtojë gazetarët dhe analistët në një formë të tillë”, theksoi Kapexhiu.

Në fund, Kapexhiu tregoi me fjalë se si do të ishte karikatura e vitit 2018: “Një plak me mjekër të bardhë, me një thes me dhurata dhe me dorën hedhur tek një student duke e falenderuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA