Familja “Threedots” vjen në studion e “Shiko kush Luan” në Top Channel për të ofruar një spektakël të vërtetë.

Flori Mumajesi, Klaidi Haruni, Bruno, Dj Vicky, Kejsi Tola, Krusita dhe përfshirja e vazhdueshme e Fifit do të jenë protagonistët e mbrëmjes duke e kthyer studion e “Shiko kush Luan” në një arenë të vërtetë lojrash, humori, muzike që të ngre peshë zemrën, rrëfime të vërtetash e ndarje kujtimesh.

Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca dhe “Threedots” kanë vendosur që 1 janarin ta kthejnë në koncert për çdo familje shqiptare, ndërkohë që edhe për kuriozët e rrjeteve sociale ata do të qartësojnë dilemat e çështjeve rozë për të cilat portalet kanë shkruar përgjatë gjithë 2018-ës.

“Shiko kush Luan” solli një sezon plot dinamikë, të qeshura, burim lajmesh, argëtimi dhe shoqëroi të shtunat e familjeve shqiptare me atë çka na mungon më së shumti; energjia pozitive. Këtë të martë, pas një rrugëtimi fantastik, “Shiko kush Luan” do të prekë kulmin e tij me një spektakël brenda spektaklit që vetëm Threedots mund të realizojnë por sigurisht me mbështetjen e pakushtëzuar të dy kapitenëve Flor Binaj dhe Adi Pojana, trupës së baletit, orkestrës dhe ndërhyrjeve pikante me pyetje dhe shumë spontanitet nga moderatorja dhe autorja Luana Vjollca.

Një program special në përmbajtje dhe strukturë ashtu siç nuk mund ta kishit imagjinuar do të jetë pikërisht kjo puntatë festive për 1 janarin. “Shiko kush Luan” vërtetë nuk duhet humbur për asnjë arsye.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA