UEFA ka zgjedhur të vlerësojë aftësitë e tij me 60 sekonda magjike, që përfaqësojnë aftësitë e Cristiano Ronaldos me topin, por vet futbollisti ka preferuar që festat e fundvitit t’i kalojë në Dubai.

Portugezi zbarkoi në aeroportin më të rëndësishëm të Lindjes së Mesme, e nuk humbi kohë për të shijuar temperaturat dhe detin.

Por, udhëtimi që mbyll një vit 2018 magjik të Cristiano Ronaldos, ka edhe një arsye tjetër veç turizmit.

Më 3 janar, në Dubai do të zhvillohet edicioni i radhës i “Globe Sports Aëards”. Ngjarja do të mbledhë në Emiratet e Bashkuara Arabe shumë trajnerë, lojtarë dhe pronarë klubesh. Ronaldo do të synojë çmimin më të lartë si futbollist, në një shfaqje që pritet të ndiqet nga më shumë se 800 milionë njerëz në mbarë botën.

Veç futbollistit që spikati në vitin 2018, në Dubai do të vlerësohen gjithashtu trajneri, agjenti, arbitri dhe klubi më i mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA