“Pranverë në dhjetor”, me këtë titull, i cili ka një kuptim të dyfishtë, vjen programi i madh i natës së ndërrimit të viteve në Top Channel.
Themi “të dyfishtë” sepse, në kuptimin e parë shprehim atë lulëzim të paparë praveror që shpërtheu prej gonxheve studentore e që mbushi rrugët e sheshet kryesore të gjithë Shqipërisë.
Dhe në kuptimin tjetër sepse sjellim në këtë festë të Vitit te Ri një spektakël të madh e të ri, po aq të freskët, e po aq të larmishëm, sa sjell edhe stina më e bukur e vitit.
Një spektakël me pjesë humoristike të interpretuara nga aktorët më superiorë të humorit shqiptar, të shkuara njëra pas tjetrës në një fill të padukshëm regjisorial, të gërshetuara me këngë e balet nga artistët më të njohur e më të pëlqyer të artit skenik e të drejtuar prej disa prej moderatorëve më në zë e më simpatikë te Top Channel.
Për të gjithë shqiptarët, mbrëmjen e ndërrimit të viteve, duke nisur në orën 21:30!
Top Channel