Sikurse çdo të shtunë, edhe këtë puntatë “Shiko kush luan”, në Top Channel nga Luana Vjollca solli shumë argëtim, humor dhe surpriza, kjo falë të ftuarve mjaft interesantë.
Një ndër ta ishte dhe rep-artistja Baby G. Duke njohur karakterin impulsive të saj, nuk mund të mos bëhej pjesë e lojës “Paint Ball” ku nëpërmjet pushkës së mbushur me bojë, do të përgjigjej duke “goditur” foton e personazheve që kishte përballë.
Shumë e sinqertë dhe pa asnjë rezervë, Baby G tregoi se inatin më të madh e ka me Fjolla Morinën, ndërkohë që si artisten më të mirë ajo zgjodhi të “godiste” Kidën. Por duket se nuk mendon njësoj për ish-kolegët e saj të labelit “On records” duke zgjedhur Feron si artistin i cili ka stilin dhe këngët më të dobëta dhe Rinën si këngëtaren e cila duhet të heqë dorë nga muzika. Ndërsa për të bërë një bashkëpuni muzikor Baby G zgjodhi Dhurata Dorën.
Mesa duket Baby G nuk e pati aspak të vështirë të shprehte “troç” mendimin për kolegët e saj.
Top Channel