Erl Murati, kryeredaktor i “Gazetës Shqiptare”, bëri një përmbledhje të vitit politik në Shqipëri në studion e emisionit “Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja.

Sipas Muratit, ky ishte një “vit i trazuar politik për mazhorancën”, ndërsa lajme të mira ishin” rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por edhe ecja deri diku përpara e reformës në drejtësi”.

“Por, në përgjithësi një vit i trazuar që u mbyll me protestën e studentëve. Parashikoj që vitin e ardhshëm do të jetë një vit edhe më i trazuar”, theksoi Murati.

Në lidhje me opozitën, kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare” deklaroi: “Opozita është në pritje dhe pika e dobët e saj është që qëndron gjithmonë në pritje dhe nuk e ka kapitalizuar pakënaqësinë popullore. Bojkotoi Parlamentin dhe u kthye pa argument bindës. Aksioni i saj ka qenë i zbehtë dhe shihet me skepticizëm nga personat jopartiakë.
Situata e opozitës ishte aq e dobët dy vite më parë, sa tani mendoj që është në rritje me denoncimet e skandaleve që kanë pasur pasoja për mazhorancën. Por, sa do të reflektohet në zgjedhjet e ardhshme, mbetet për t’u parë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA