I ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare”, Erl Murati deklaroi se protesta e studentëve “ishte një nga gjërat më të bukura, jo sepse u bë nga të rinjtë, por për herë të parë pamë që populli foli vetë”.
“Rama tha që kjo protestë ishte shuplakë për qeverinë dhe grusht për opozitën, por unë mendoj se është e kundërta: grushti është për qeverinë. Ka qenë protestë poshtë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, jo poshtë PD-së dhe LSI-së”, u shpreh Murati, i cili shtoi se studentët do ta vazhdojnë protestën e tyre.
“Besoj që qeveria e ka ndjerë tronditjen. Në fillim Rama i quajti ngelës, por më pas mori 11 vendime, siç ishte përgjysmimi i tarifave. Unë mendoj se studentët do ta vazhdojnë protestën sepse problemi në këtë vend është varfëria. Do të vazhdojë protesta edhe po të dalë Rama e të thotë se arsimi është plotësisht falas”, shtoi Murati.
Top Channel