Në studion e “Top Talk” është biseduar edhe për nivelin e lartë të çmimit të karburantit në vend, ku rritjet reflektohen menjëherë, ndërsa ulja e çmimit është thuajse inekzistent.

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici e argumenton çmimin e lartë të karburantit krahasuar me vendet e rajonit e shumicën e shteteve në botë me faktin se brenda tij janë të inkorperuara një sërë taksash.

Por ky nuk është problemi i vetëm për konsumatorin shqiptar, një fakt shqetësues është reflektimi i menjëhershëm i çmimit të karburanteve kur rritet çmimi në bursë, e ndryshimi thuajse inekzistent kur çmimi bë bursë bie.

“Ne kemi të inkorperuar një sërë taksash brenda çmimit të naftës. Mos reflektimi i uljes së çmimit të naftës vjen sepse tregtarët rrisin fitimin e nuk i përgjigjen një tregu transparent”, u shpreh Civici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA