Gazetari i Top Channel, Marin Mema, i ftuar në studion e emisionit Top Talk, deklaroi se shqiptarët “për fat të keq nuk e njohin sa duhet të shkuarën e tyre dhe vlerat që ajo sjell”.

“Emisioni “Gjurmë shqiptare” është një mënyrë për të sjellë atë pjesë që është mbuluar dhe që përfaqëson një pjesë shumë të madhe të kombit tonë. Ne për fat të keq nuk e njohim sa duhet të shkuarën tonë dhe vlerat që ajo na sjell”, deklaroi Mema.

Kur u pyet në lidhje me emisionet që do të veçonte për vitin 2018, Marin Mema përmendi dy.

“Ka shumë emisione që më kanë prekur dhe më kanë bërë të ndihem mirë. Emisioni në Sanxhak të Serbisë apo pasuritë e mëdha nëntokësore të Shqipërisë, që nuk i shfrytëzojmë siç duhet. Shqiptarët e Sanxhakut deklarohen si boshnjakë sepse askush nuk i mbështet dhe ky është mesazh për politikën tonë të jashtme”, u shpreh gazetari i njohur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA