22/11 23:29
Jemi patriotë apo nacionalistë? Kësaj pyetjeje i dha përgjigje Marin Mema në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja.
“Për fat të mirë nuk e kemi nacionalizmin ekstrem. Unë jam “non grata” në Greqi që nga viti 2012, por nuk kam kërkuar ndonjëherë që e njëjta gjë të bëhet me gazetarët e huaj. Dhe këtu kanë hyrë shumë persona që çfarë nuk kanë shkruar për Shqipërinë”, deklaroi Marin Mema.
“Unë jam për të dashur më shumë vendin tonë, jo për të urryer të tjerët”, shtoi gazetari.
Top Channel