Banorët e Kukësit dhe Hasit zgjohen me dëborë, në disa zona nuk ka energji elektrike
23/11 09:02
Marin Mema deklaroi se në planin shtetëror Shqipëria ka një patriotizëm fals.
“Kemi patriotizëm fals në planin shtetëror. Nuk bëjmë asgjë për të ruajtur dhe shfrytëzuar monumentet e kulturës. Sa herë që ka festa, politika jonë citon gjithmonë patriotët, por asnjëherë nuk duan që të kujtojnë modelin e këtyre patriotëve, model që la pushtetin për të ndërtuar Shqipërinë. Shumë prej tyre ngelën të varfër dhe u vranë për vendin e tyre. Politikanët tanë jo vetëm që nuk i lënë postet, por shtrëngohen në karrige. Sot, Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë që ta duan më shumë vendin dhe të mos ia lënë fatet e vendit tërësisht politikës”, deklaroi Mema në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja.
Top Channel