23/11 23:05
Kristaq Sotiri, fotografi i shquar i Korçës që dokumentoi një Shqipëri të ndodhur mes dy botëve, pas pushtimit osman dhe modernitetit, vjen në një dokumentar në “Exclusive”.
Historia e tij mes Shteteve të Bashkuara dhe Korçës. Ndryshimet historike të kohës, portretet e figurave lokale, apo njerëzit e thjeshtë.
Ajo që kaloi në objektivin e tij, së bashku me trashëgiminë materiale që familjarët ruajnë sot.
Çfarë e tërhiqte më shumë objektivin e tij? Piktoreskja, jeta e qytetit, klasa e pasur, apo edhe njerëzit e thjeshtë?
Vëmendja e artistit ishte te dokumentarja apo lirikja? Dhe çfarë mund të bëhet sot për figurën e tij?
Këto dhe shumë të tjera në një film mbi artin e Kristaq Sotirit.
Top Channel