Të shtunat në mbrëmje janë të rezervuara në emisionin më argëtues në Top Channel “Shiko Kush Luan” nën moderimin e Luana Vjollcës. Lojërat me të ftuarit përcjellin shumë argëtim, por dhe disa të vërteta “thumbuese”.

Reperi S4MM ishte një ndër të ftuarit në këtë puntatë, dhe nuk kishte si të mos luante lojën e famshme të  “PaintBoll” që nxjerr në pah marrëdhëniet mes kolegëve.

I pyetur nga Flor Binaj se me cilin nga reperat nuk do bënte kurrë një bashkëpunim, Semi qëllon emrin e Don Phenom, e ndërsa me atë që do bënte bashkëpunim ishte Mc Kresha.

Fero është reperi i cili është më i dobëti në industrinë shqiptare, ndërsa ai që bën tekste më të mira sipas S4MM është Unikatili. Lyrical Son mori një vlerësim prej 10 pikësh nga Semi, ndërsa Noizyi është  reperi që Sem ia dëgjon këngët për qejf në makinë.

Kur bëhej fjalë për reperin që duhet të heqë dorë nga repi, S4MM qëlloi me armë foton e Stresit. Dissin live në emisionin “Shiko kush Luan” e meriton Gjiko, ndërsa Getinjo nuk e meriton famën që ka marrë.

S4MM qëlloi me armë reperin që e cilëson si konkurenin e tij më të fortë, e për habinë tonë ai ishte Buta. E nuk kishte si të mos e cilësonte veten e tij si reperin më të mirë, gjë që e tregon më së miri në tekstet e këngëve: “Kush është BABA, vet Semi”!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA