Këngëtari i njohur Meda ishte një nga të ftuarit e kësaj puntate në “Shiko kush luan”. Veç zërit fantastik dhe atmosferës së festës që solli në program ai pati mundësinë të gjendej në skenë me bashkëshorten e tij.
Në momentin që duhej të hynte kartolina e artistit nga Kosova, nuk e solli asnjëra nga balerinat por bashkëshortja e tij Lulja.
Duke qenë se janë prindër të katër fëmijëve, kartolina e tij kish të bënte me faktin nëse mund të kenë pesën numrin e fatit.
Me shumë humor të dy thanë se te numri katër ndihen mirë.
I pyetur nga Luana, Meda shtoi se për të Lulja e tij është lulja më e bukur në botë dhe pyetjes se sa zero ka bilanci i të ardhurave për 2018-ën vendosi që ta mbajnë brenda familjes si informacion.
Ky ishte një moment shumë i bukur televiziv pasi bashkëshortja e tij është e rezervuar ndaj daljeve publike dhe zgjodhi të surprizonte Medën në “Shiko kush luan”.
Top Channel