Nuk është më habi që “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca të na surprizojë në çdo puntatë. Edhe këtë të shtunë argëtimi ishte kryefjala e emisionit.
Surpriza e rradhës ishte pikërisht pjesëmarrja e Luanës në njërën nga sfidat e emisionit. Në lojën “Ndaje ose pije” moderatorja bukuroshe “u detyrua” nga stafi i saj të tregonte për publikun diçka tepër private të cilen se kishte treguar asnjëherë më parë.
E gjendur përballë këtij vendimi, Luana na surprizoi me deklaratën e saj. Ajo tregoi se katër prej emrave më të njohur të showbizit-it botëror i dërgonin herë pas here meszhe në Instagramin e saj ku ka 1.3 miljonë ndjekës. Bëhet fjalë për dy reperët Tayga dhe The Game si dhe dy DJ e njohur Calvin Harris dhe DJ Snake.
Edhe pse jemi tepër kuriozë, nuk e dimë se si ka vijuar biseda mes bukuroshes dhe këtyre personazhëve të njohur. Por duhet ta pranojmë që djemtë nuk kanë aspak faj pasi të gjithë tanimë jemi të vetëdijshëm se Luana Vjollca është një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar.
Top Channel