Egnatia thyen Partizanin dhe rimerr kreun të paktën për 24 orë, Dinamo përmbys Vorën në kryeqytet Një fitore shumë të rëndësishme arriti Tirana këtë të premte, duke mundur Flamurtarin me rezultatin 1-0 dhe duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve.
Njeriu i ndeshjes u bë Hasani, që shënoi golin e vetëm të takimit për bardheblutë. Gjithçka ndodhi në minutën e 88, kur të gjithë po mendonin se skuadrat do të dilnin nga fusha e lojës me nga një pikë secila, pavarësisht rasteve të krijuara, kur Hasani arriti të mposhtë portierin Koliçi pas një veprimi të bukur individual në zonë.
Për t’u theksuar është konfuzioni i krijuar disa minuta para shënimit të golit, për një karton të kuq të dhënë Pollozhanit pas një prekjeje të topit me dorë, që solli kartonin e dytë të verdhë ndaj tij. Por më pas, arbitri Koçi, pas këshillimit me anësorin e ktheu vendimin e tij.
Java e 18 e Superiores do të vijojë me ndeshjen e së shtunës, mes Teutës dhe Laçit, e më pas me ato të së dielës, Kukësi-Kastrioti dhe Luftëtari-Partizani.
Më herët këtë të premte, Skënderbeu u mposht 1-0 nga Kamza, duke u zhytur më thellë në krizë.
Top Channel