Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë në një letër dërguar presidentit serb Aleksandar Vuçiç se, marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “shumë pranë”.

Në letrën e dërguar më 14 dhjetor, të cilën zyra e presidentit të Serbisë e ka publikuar këtë të enjte, presidenti amerikan thekson se i gëzohet rastit që t’i presë në Shtëpinë e Bardhë presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, për të festuar “marrëveshjen historike”.

  Trump, pro marrëveshjes Thaçi-Vuçiç

“Duke marrë parasysh se po hyni në fazën përmbyllëse të arritjes së marrëveshjes me Kosovën, e cila do të sjellë paqen e dëshiruar afatgjate në rajon, ju inkurajoj që ta shfrytëzoni këtë moment dhe të përdorni lidershipin politik për sjelljen e vendimeve që do të kënaqnin interesat e të dyja vendeve. Do të ishte dëm i madh që të lëshohet ky rast unik për paqen, sigurinë dhe rritjen e ekonomike”, ka thënë Trump.

Presidenti Trump ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e ka vlerësuar që “marrëdhëniet paqësore dhe produktive ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të ishin pikë kthese për rajonin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA