Duke zgjedhur Vlorën, kryeministri Edi Rama mendoi se do ta kishte më të lehtë për t’i hapur rrugën dialogut me të gjithë studentët protestues, por në zonën e tij elektorale ai ka hasur vështirësitë më të mëdha përballë të rinjve, në debate të ashpra që as me opozitën në Kuvend nuk i ka pasur.

Pasi e pritën me thirrjet “Turp”, iu kujtua në sallë se bën vetëm monolog dhe u braktis nga qindra studentë, edhe ata që mbetën në dialogun me kryeministrin janë përpjekur ta endosin me shpatulla pas muri me pyetjet e tyre.

Debatin më të gjatë Rama e ka pasur me një të ri, i cili fillimisht i tha se është bërë bajat dhe po i vret shpresën të rinjve, ashtu siç Sali Berisha vriste njerëz në bulevard. Përplasja mes tyre vijoi me çështjen e “luksit”, pasi kryeministri e pyeti studentin si e kishte siguruar telefonin e tij të teknologjisë së lartë.

Pasi e sqaroi se e kishte përfituar në një konkurs, studenti e “gozhdoi” Ramën duke e pyetur se si e ka ndërtuar ai shtëpinë e tij në Surrel dhe pavarësisht se shefi i qeverisë ju “lut” që të mos i ngjasonte ish-kryeministri Sali Berisha, i riu vijoi t’i kërkonte shpjegim kryeministrit dhe mori një përgjigje pas insistimit.

Rama tha se e ka ngritur shtëpinë me paratë e përfituara në emigracion, por u zgjat duke ‘sqaruar’ edhe akuzat e opozitës në lidhje me pasurinë e tij dhe shtëpinë në Surrel.

DEBATI:

Rama: Ku e gjete I-phone, më fal qenka më i madh!

Studenti: E fitova në një organizatë ..

Rama: Qetësohu thjesht të pyeta për kuriozitet. Kjo është dita juaj.

Studenti: Meqë më pyete po të pyes dhe unë për kuriozitet po për shtëpinë në Surrel? Unë e justifikoj timen por ju si e justifikoni kur keni deklaruar se keni 2 mijë euro.

Rama: Mirë atë e paske fituar por si e paguan.

Studenti: Interneti është ËiFi. Ne jemi shqiptar dhe jemi mësuar me gjërat falas. Kemi paguar shumë herë më shumë për këtë, madje gjyshi im është partizan. Babai im merr kredi për atë që gjyshi e ka paguar me gjak.

Rama: Gjyshi do i vinte shumë zor për këtë si sillesh. Prindërit jam i bindur që nuk të kanë edukuar kështu. Të jemi më të kujdesshëm kur i fyejmë për qiqrat në hell. Ke dëgjuar Saliun që unë kam deklaruar 2 mijë euro. Është një gënjeshtër. Kaq shumë akuza e shpifje i bie të merrem me këtë punë, po kam shumë më me rëndësi për të bërë. S’kam deklaruar që kam 2 mijë euro, është gënjeshtër e sajuar. Kam qenë emigrant, dhe si emigrant kam bërë edhe unë sakrificën në emigracion. Shtëpia ime jo vetëm është e deklaruar në detaj, por edhe taksat i ka të regjistruara. Të keqen vëllai mos i bëj si Saliu këtu në Vlorë. Me mua lufto sa të duash se shëndet të bëhet. E futa unë politikën meqë e fute ti. Të lutem mos u bëj si Saliu, respekto gjyshin e prindërit. Mos u bëj si Saliu.

Studenti: Jam si student, s’jam nga FRESSH as nga ndonjë parti politike. E kam mesataren 9.1 pas shkollës, si mund t’i shërbej unë vendit tim?

Rama: FRESSH për faj të keq të partisë tregoi se thuajse nuk ekziston në universitet dhe për fat të mirë të gjithë ça janë të FRESSH janë të gjithë në protestë. Do të përgjigjem ty, sot e ta dëgjojnë të gjithë me atë që ka thënë Kenedy: Mos pyet çdo bëj Atdheu për ty, pyet çdo bësh t’i për Atdheun tënd. Pyetjen bëja vetes jo mua. Bëje pikë të 9 këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA