Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen së së mërkurës një takim me studentë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Gjatë një replike me një student, i cili e akuzoi si mashtruesin më të madh në vend, e që nëse ia doli të bindte Bashën të dilte nga çadra një gjë të tillë do e arrinte edhe me studentët, Kryeministri Rama u shpreh se fjala mashtrues është ofenduese, e se Bashës ai i dha mundësinë që të bëhej lider.

“Jeni mashtruesi më i madh, kur ju bëtë takimin me Lulin te çadra dhe arritët t’i mbyllnin gojën Lulzim Bashës çfarë mund të bëni me ne. Ju thoni eja bëjmë dialog, shuani protestën dhe pastaj të bëhet ca të bëhet, si bëhet gjithmonë në Shqipëri, ne jemi studentë nuk jemi dele, i kuptojmë gjërat si janë”, u shpreh studenti.

Përgjigja e Ramës
Pika e parë rrugacëria nuk është trimëri, të çohesh dhe ta fyesh tjetrin, ti merr fjalën dhe thua ti je mashtruesi më i madh këtë e kam dëgjuar unë nga ata që dëgjon ti dhe më duken për të ardhur keq e më vjen shumë keq për ata që i votojnë, unë vetë mund të jem ironik, sarkastik, por kurrë s’ke dëgjuar e do dëgjosh nga unë nga këto akuza rrugacërore, miqësisht të them hiqi këto për veten tënde.

Sa për protestën as nuk më intereson të mbyllet, ka raste plot, të fusin ujin me presion që mos të kesh cfarë të bësh, ndodh në Francë kjo, në qeveri demokratike, kur kërkojnë qiqra në hell. As po them ndaloni protestën, asgjëkundi.

Cfare i bera Bashes, une atij iu luta, ai thoshte do rri ne cader, une i dhashe mundesi te behej lider.

Ti qe e ben popullin dele, ti nuk je ujk, por je nje lepur, je si ai miu qe ishte tape dhe thoshte ‘ku eshte macoku se do ta shqyer, pse nuk po me del perpara’. Nuk po ta them si mbaron, se une nuk jam macoku e ti nuk je miu, por a je i dehur nga protesta, a ngaqe nuk shkon ne mesim, nuk e di, por te them qe pikat do te plotesohen, me ty, pa ty, por sepse ato jane te drejta.

Luli donte të fitonte jo të zgjidhte problemet, këtë nuk ia garantoj dot, por ti do fitosh do fitoj edhe unë. Numri im eshte 0682030272, në këtë numër herët ose vonë t’i do më cosh sms dhe do më thuash të pres për kafe në Vlorë dhe pagesën e kafes do e bësh nga leket që do të japë qeveria për bursën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA