Pak ditë më parë u përhap një lajm se aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, kishte marrë 9.5 milion dollarë për të mbyllur çështjen e ngacmimit seksual që i ishte bërë në studiot e CBS.

Dushku thotë se nuk bëhet fjalë për një rast “thashethemi” apo mungese humori nga ana e saj. Ngacmimet ishin regjistruar nga vetë kamerat e CBS. Ajo shpjegon gjithçka në një artikull në Boston Globe, të titulluar “U punësova, nuk doja të ngacmohesha seksualisht, më pushuan nga puna. “

“Për të shfajësuar veten, ai tha që nuk di të mbaj shaka”, thotë Dushku, dhe pastaj kujton se ajo është rritur me tre vëllezër dhe ka punuar me aktorë e producentë të ndryshëm, dhe asnjëherë s’ka pasur deficite humori. Por personi në fjalë i kishte tepruar të gjitha.

Dushku citon se si ai i thoshte: “Do të të marr te furgoni i përdhunimit, që e kam mbushur me lubrifikantë e objekte falike”. Thoshte që “Donte të bënte një treshe me të”, dhe pak minuta më vonë një anëtar i stafit iu ul pranë dhe i kishte thënë që ishte me Weatherly-n, e që vinte për treshen. Mes të tjerave, i thoshte: “Do të të marr në prehër e të të qëlloj në vithe si vajzë të vogël”, etj.  Dushku qartëson se këto ishin vetëm disa prej komenteve, e që disa herë i drejtohej me termin “këmbët” në vend të emrit, ndërsa kamerat e kanë kapur edhe duke kryer gjeste të pahijshme, të cilat ai i quan tani shaka.

Dushku shton se pasi ishte mbushur kupa, ajo i kishte folur se si po bezdisej nga këto ngacmime, por ishte pushuar nga puna më pas. Mes të tjerave, aktorja vë në dukje se si Weatherly mburrej shpesh se e kishte shumë shok drejtorin e CBS, e se si shkonin me pushime bashkë. Veç kësaj, ditët e fundit ai kishte dërguar nga një e-mail të gjithë stafit, duke i këshilluar të mos i bënin Dushkut lëvdata për bukurinë, sepse i merrte si fyerje. Pasi ishte konsultuar, Dushku e kishte hedhur në gjyq, pasi të gjitha ngacmimet ishin regjistruar nga kamerat e CBS, për javë të tëra.

 

FOTO GALERI
2/6
Ajo ka qenë aktorja kryesore në serialin “Tru Calling”, që pati shumë sukses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA