Pa përgjegjësi nuk mund të mbeten edhe rektorët me dekanët e universiteteve. Bordi i Administrimit është një organizëm i atashuar pranë çdo universiteti. Në disa raste, abuzimet janë kryer si krime në bashkëpunim, pra mes 4 anëtarëve të qeverisë dhe 3 anëtarëve të universiteteve.

“Shohim zyra të administratave të reastauruara, por nuk shohim auditore të restauruara, Shohim zyra me kondicioner por nuk shohim zyra me kondicioner, shohim makina por nuk shohim internet free për studentët që është gjëja më minimale që duhet të ndodh në auditoret tona”, tha Rigels Xhemollari.

Duke marrë si shembull universitetet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit për vitin akademik 2017-2018, asnjë qindarkë nuk ka shkuar për studime dhe kërkime që tregon gjendjen e mjerueshme ku ndodhet sot arsimi i lartë. Po ashtu, asnjë qindarkë nuk ka shkuar për arsimimin e studentëve të familjeve në nevojë. Por, ja se si janë shpërdoruar paratë…

“Ne shikojmë se ka një shpenzim shumë të tepruarnë zona të tjera siç ëhstë universiteti në qytetin e Durrësit, i cili ka shpenzuar rreth 1 miliard lekë për rikonstruksionet të ambjenteve universitare, do të shikojmë universitetin e Elbasanit që ka disa specifika të veçanta, ku janë blerë automjete me vlerë 76 milion lekë”, tha Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.

Dokumenti i prokurimit në fjalë publikohet nga Top Story, që me sa duket ka shqetësuar së tepërmi administratorin e Universitetit të Elbasanit Eljan Hoxha.

Por ishte një reagim i Universitetit të Elbasanit, pasi e pa të arsyeshme se ne po abuzonim, me faktin që kishim deklaruar se është përdorur një shifër kaq e madhe për blerjen e një automjeti, dhe përgjigjia e Universitetit të Elbasanit që na ka drejtuar është që përveç se ata kishin në dispozicion dy automjete, të cilat mendonin se janë amortizuar dhe nuk ishin efektive, por në shkes thuhet dhe se ato nuk përmbushin kushtet e paraqitjes së jashtme dhe komoditet për lëvizjen e personelit akademik. Universitetit skanë çfarë i duhen automjetet dhe nuk kanë çfarë shërbimi të kryejnë”, tha Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.

Pra, janë rritur tarifat e studentëve të Elbasanit, për të blerë makina që do të përdoren nga rektori dhe dekanati.

I njëjti kujdes për luksin personal shfaqet edhe në institucioent e tjera. Universiteti i Vlorës ka shpenzuar 37.3 milionë lekë për blerje makine, kurse Universiteti i Sporteve ka blerë një makinë për 34.9 milionë lekë. Edhe Universiteti Politeknik ka përdorur tarifat e studentëve, për të blerë një makinë me vlerë, 24.8 milionë. Pas nuk mbetet as Universiteti i Tiranës, që ka harxhuar për një makinë posaçërisht për institutin “Konfuci”, me vlerë 32.5 milionë lekë.

Shpërdorimi i parave për luks nuk është i vetmi problem. Sot, anëtarët e Bordeve të Administrimit, të përbëra nga qeveria dhe universitetet, mbushin xhepat me paratë e studentëve.

Universiteti i Elbasanit ka kryer pagesa për Bordin Administrativ plot 93.9 milionë lekë, ndërsa ai i Durrësit ka bërë pagesa me vlerë 55.7 milionë lekë për këtë organ.

Vendim skandaloz është dhe ku anëtarët e Bordit të Universitetit të Elbasanit i kanë caktuar shpërblim vetes 35 mijë lekë në muaj, përpos pagave të tyre.

“Janë mbledhur 7 herë brenda vitit, të cilin ne e kemi monitoruar, që i korrespondon një mbledhje në dy muaj, dhe në të gjithë muajt ata kanë marrë këtë shpërblim 400-350 mijë lekësh. KLSH-ja i ka gjetur në shkelje këto lloj shpërblimesh, që këto borde i jepnin vetes”, tha Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA