U hodh në Nion të Zvicrës shorti i Europa League, që përcaktoi çiftet e fazës së 1/16-aver të kompeticionit.
Goglat u rezervuan kundërshtarë të lehtë skuadrave të mëdha, sidomos dy anglezeve, Chelsea dhe Arsenal, që do të kenë përballë respektivisht blutë Malmo dhe “topçinjtë” Bate Borisovin. Interi, eliminuar me bujë nga Championsi do të duhet të matë forcat me Rapidin e Vjenës, ndërsa Napoli me Zyrihun. Gjithsesi, nuk munguan edhe përplasjet “e nxehta”, ku spikat Lazio – Sevilla, Sporting – Villarreal apo Galatasaray – Benfica.
Çiftet e fazës së 1/16-ave
Plzen – Dinamo Zagreb
Club Brugge – Salzburg
Rapid Wien – Inter
Slavia Prague – Genk
Krasnodar – Leverkusen
Zurich – Napoli
Malmo – Chelsea
Shakhtar – Eintracht Frankfurt
Celtic – Valencia
Rennes – Betis
Olympiacos – Dynamo Kiev
Lazio – Sevilla
Fenerbahçe – Zenit
Sporting – Villarreal
Bate Borisov – Arsenal
Galatasaray – Benfica.
Top Channel