Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), Seyhan Pencabligil, i ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se viti 2018 ishte “relativisht i mirë nga ana financiare për Shqipërinë”.
“Një vend i cili vazhdon të ketë rritje. Sistemi financiar ka qenë i qendrueshëm dhe fitimprurës. Ndërkohë, janë ndërmarrë projekte të mëdha. Unë e vlerësoj faktin që qeveria është duke ndërmarrë projekte të reja në infrastrukturë, që janë shumë të nevojshme për vendin. Ndërkohë që vendi rritet me hapa të ngadalta, duhet të rritet më shumë dhe më shpejt, dhe për të ardhmen duhet të jetë akoma më shumë agresive në termat e rritjes”, deklaroi drejtori i BKT-së.
Por, Seyhan Pencabligil deklaroi se rritja ekonomike nuk është e mjaftueshme: “Është një ekonomi e vogël, e hapur dhe e lidhur, por duke parë vendet fqinje dhe vendet e tjera në mbarë botën, niveli i rritjes që po arrijmë është 3%-4% dhe kjo nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të kemi një rritje dyshifrore, siç veproi Kina. Kjo është e realizueshme. Por kjo duhet të jetë në mentalitetin e të gjithëve, që ne duhet të kemi rritje dyshifrore. Duke zgjedhur disa sektorë strategjikë dhe me siguri që mund të arrijmë të kemi një rritje të shpejtë”.
Top Channel