
25/02 20:23
Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), Seyhan Pencabligil deklaroi në Top Talk se një studim i Bankës Botërore ka dalë në përfundimin se “nëse Shqipëria vazhdon të ketë rritje ekonomike në të njëjtin nivel siç është rritur në tre dekadat e fundit, do të arrijë nivelin e vendeve evropiane pas 60 vjetësh”.
“Ne nuk kemi 60 vjet për të pritur. Janë fëmijët tanë, gjenerata e re, të cilët duhet të jenë në gjendje të arrijnë begatinë. Dhe kjo arrihet vetëm nëse vendi rritet në nivele dyshifrore”, theksoi drejtori i BKT-së.
Top Channel