Të dielën që lamë pas u luajt më në fund në Madrid edhe finalja e Kupës së Libertadores, mes Boca Juniors dhe River Plate, me trofeun që u fitua nga këta të fundit, sepse pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, triumfoi 3-1 në të kthimit.
Presidenti i Boca Juniors, Angelici doli dje në një konferencë për shtyp, ku konfirmoi trajnerin Schelotto në stol, por gjërat morën një tjetër trajektore gjatë mbrëmjes së sotme.
Vetë tekniku Guillerme Barros Schelotto doli sot në një konferencë për shtyp, ku nuk pranoi pyetje nga gazetarët, por vetëm njoftoi se do të largohej nga drejtimi i Boca Juniorsit, duke mos dhënë as arsyet e këtij vendimi.
“Falënderoj të gjithë futbollistët, tifozët dhe klubin. Dua të largohem në paqe me tifozerinë. Kam përjetuar mbështetjen e tyre si lojtar dhe si trajner, ka qenë e pabesueshme”, tha tekniku në konferencën ku njoftoi largimin.
Top Channel