“Ditë historike për Kosovën”. Nishani dhe Milo: Pas pavarësisë, ushtria është ngjarja më e rëndësishme

14/12/2018 19:48

“Ngjarje e madhe dhe më e rëndësishmja historike pas shpalljes së pavarësisë”.

Historiani Paskal Milo e sheh krijimin e Ushtrisë së Kosovës si faktor stabiliteti në rajon: “As që mund të mendohet se mund të ketë konflikt të armatosur apo rajonal. Janë “fishekzjarre” që po hidhen në kuptimin negativ për të bërë zhurmën e rastit kundrejt një hapi madhor tjetër që shënoi Kosova në manifestimin e sovranitetit dhe pavarësisë së saj”.

I papranueshëm është për ish-Presidentin Bujar Nishani reagimi i Serbisë: “Nuk është serioze që një shtet si Serbia të ndërhyjë në çështjet e një vendi tjetër sovran”.

Ndërsa Milo shprehet: “Vuçiç dhe politikanët serbë duhet të kuptojnë dhe të largohen nga vija e vjetër që jo vetëm nuk i nderon, por i bën faktor destabilizues në rajon”.

Por, NATO e sheh me rezerva krijimin e Ushtrisë së Kosoves në këtë kohë. Nishani shpjegon: “Në NATO ka 5 anëtarë që nuk e kanë njohur ende Kosovën dhe kështu që ai qëndrim i NATO-s është në kontekstin e një qëndrimi kolegjialiteti të kësaj organizate kolektive”.

“Deklaratat e NATO-s janë për të ulur tensionet që mund të krijohen në kokat e nxehta të nacionalistëve ekstremë serbë sepse ende në kokat e tyre figurojnë skenarët e vjetër të Kosovës si pjesë e Serbisë”, shpjegoi Milo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA