Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se mund të ndërhyjë në rastin e arrestimit të shefes ekzekutive Meng Wanzhou të gjigantit kinez “Huawei”, nëse një gjë e tillë ndihmon në mënjanimin e përkeqësimit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kinën.

“Çfarëdo që është më mirë për këtë shtet, unë do ta bëj”, ka thënë presidenti amerikan. “Nëse mendoj se është në të mirë të asaj që do të jetë, besoj unë, marrëveshja më e madhe e arritur ndonjëherë, e që është shumë e rëndësishme, unë do të ndërhyj nëse mendoj se është e nevojshme”, ka thënë ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Meng, shefe financiare e kompanisë teknologjike “Huawei” ka fituar lirinë me kusht nga një gjykatë kanadeze të martën. Ajo është arrestuar më 1 dhjetor dhe mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me pretendimet se ka shkelur sanksionet amerikane kundër Iranit.

Mirëpo shefja e “Huawei”-t ka mohuar çdo shkelje dhe ka thënë se do të kundërshtojë akuzat. Arrestimi i saj ka ardhur në kohën kur marrëdhëniet Uashington-Pekin janë tejet të tensionuara, teksa Kina është zemëruar së fundmi edhe me Kanadanë për ndalimin e Wanzhou.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA