Muzeu Kombëtar i Katarit, një ndërtesë e shtrirë 52.000 metra katrorë në kryeqytetin Doha, më në fund do të hapet në mars të vitit 2019, thanë zyrtarët të hënën.
Përllogaritur të ketë kushtuar 434 milionë dollarë, muzeu me dizajn nga arkitektë francezë, në formën e një shkretëtire, fillimisht u prit të hapej në vitin 2016, por vetëm tani është vendosur të fillojë të mirëpresë publikun.
Muzeu është projektuar nga arkitekti francez Jean Nouvel, i cili ishte gjithashtu përgjegjës për Luvrin në Abu Dhabi. Exell, i cili e përshkroi projektin si “jashtëzakonisht ambicioz”, tha se dizenjimi i trëndafilit të shkretëtirës ishte risi.
Kur të hapet, muzeu do të përmbajë vepra nga artistë lokalë, të Lindjes së Mesme dhe të tjerë. Më shumë se 1.5 kilometra e hapësirës së galerisë do të fokusohet në të kaluarën e Katarit, siç është historia e peshkimit të perlave, si edhe në të tashmen e shtetit të Gjirit, të pasur me energji.
Muzeu do të përmbajë ekspozita audio-vizuale dhe të prekshme, dhe gjithashtu ndodhet në vendin e ish-pallatit mbretëror të pushtetit Al-Thani, i cili është restauruar si pjesë e projektit masiv. Muzeu Kombëtar i Katarit është galeria e fundit e ndërtuar me një cilësi shumë të lartë.
Top Channel