Federica Mogherini nuk e ka përjashton mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por theksoi se një korrigjim i mundshëm nuk duhet bazuar në vija etnike.

“Pavarësisht se për çfarë ndryshimesh mund të pajtohen palët në të ardhmen, rezultati nuk duhet të jetë spastrimet etnike të vendeve. Në çfarëdo rasti, të dyja shtetet duhet të mbeten multietnike”, ishte komenti i shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian.

Mogherini i bëri deklaratat pas takimit të Ministrave të Jashtëm të bllokut. Krerët e diplomacisë së vendeve anëtare diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, por pjesën më të madhe të kohës u fokusuan tek normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Mogherini nënvizoi se bisedimet janë në “vështirësi”, duke vënë theksin tek tarifat prej 100% që qeveria e Kosovës u ka vënë mallrave nga Serbia dhe Bosnja, një veprim ky që nxiti reagimin e Beogradit, i cili kushtëzoi nga ana e tij vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

Kryediplomatja europiane i bëri thirrje Prishtinës që të heqë tarifat, ndërsa shfaqi besimin se ende është e mundur të arrihet një marrëveshje “ligjore gjithëpërfshirëse” për normalizimin e marrëdhënieve.

Ajo ujdi, u shpreh Mogherini, do të duhej të përfshinte të gjitha çështjet e hapura. Edhe një herë, ajo përsëriti se për Brukselin është me rëndësi që marrëveshja të respektojë parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA