Si një prej studentëve të dhjetorit 1990, ish-deputeti Astrit Patozi e mbështet protestën e ditëve të fundit të studentëve.
Në studion e “Top Talk” ai shprehu dëshirën e tij që kjo protestë të përfundojë me krijimin e një force të re politike.
“Shqipëria është në një situatë anormale. Nëse protesta do të kishte të bënte vetëm me një ligj të caktuar, pasi qeveria do e kishte gjetur një zgjidhje. Ata janë në unison se nuk e konsiderojnë as qeverinë e tyre dhe as opozitën e tyre. Uroj që kjo protestë të përfundojë me një forcë politike dhe me kërkesa politike. Kemi nevojë për një riformatim të demokracisë. Nuk jam për rrugë revolucionare. Edhe studentët më duken se janë të këtij qëndrimi pasi janë paqësorë”, u shpreh Patozi.
Më tej ai shton se edhe nëse forca e re politike nuk do të krijohet nga studentët, do të jetë shoqëria shqiptare ajo që do ta nxjerrë një forcë të re politike.
Top Channel