Pacientët që kanë nevojë për transplant organesh, sot duhet të presin në radhë të gjata. Praktikisht, presin që një person i regjistruar si dhurues të vdesë para kohe.

Shkencëtarët duan ta ndryshojnë këtë në të ardhmen, duke rritur organe në mënyrë artificiale në. Dhe vendi më i mirë për t’i rritur këto pjesë organesh, (organoide) është trupi i një kafshe të gjallë.

Në prill të këtij vitit, shkencëtarët e Institutit Salk vendosën organoide nga truri i njeriut brenda trurit të minjve. Indet nga truri i njeriut jo vetëm që u rritën, por u lidhën edhe me neuronet e miut si dhe me rrugët e ushqimit.

Kjo tregon që shkenca i është afruar një hap më shumë rritjes së organeve.

Këto organoide mund të përdoren edhe për të kuptuar mënyrën se si rriten, për të parandaluar kështu sëmundje të ndryshme.

Eksperimentet e bëra deri tani kanë rritur qeliza të syrit të njeriut në laborator, që i ka ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë se si i dallon trupi i njeriut ngjyrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA