Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i eshtë bashkuar sërish protestës së banorëve të Astirit në ditën e 36 të saj.

Kreu demokrat akuzoi kryeprokuroren Arta Marku se po hesht për aferën korruptive të projektit për Unazën e Madhe, pas së cilës, sipas tij, fshihet vetë kryeministri Edi Rama.

“Investigimi i medias dhe autoriteteve amerikane provoi falsifikimin e dokumentave per projektin 40 milionë të Unazës së Madhe. Arta Marku mbron këtë aferë korruptive”, tha Basha.

Kreu i opozitës u ndal edhe te protesta e studentëve, duke shprehur mbështetjen për kauzën e tyre kundër, siç tha ai, sistemit të kalbur arsimor në vend.

“Studentët nuk janë ngritur vetëm për tarifat, por për të shembur një sistem të kalbur. Në 5 vjet, Edi Rama ka harxhuar më shumë para’ për godinën e kryeministrisë dhe të Ministrisë së Arsimit sesa për sistemin arsimor, përfshirë arsimin universitar dhe parauniversitar”, deklaroi Basha.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestave që janë duke u zhvilluar kundër qeverisjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA