Kryeministri Edi Rama i ka ftuar studentët për dialog nëpërmjet një postimi në Facebook, duke u premtuar se mund të diskutojnë për çdo kërkesë që ata kanë paraqitur. Në postimin e tij, shefi i qeverisë shkruan: Dialog për Universitetin Facebook LIVE, e hënë 10 dhjetor ora 11:00.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve ndaj ftesës së Ramës, duke thënë se prej kohësh kanë duruar arrogancën e tij dhe se tashmë ka ardhur momenti që të tregohen ata arrogantë.
“Seriozisht e ka ai? Gjithë arrogancat që kemi duruar nga ai, tani do të jemi ne arrogantë ndaj tij. Merri kërkesat me vete, nuk ka negociata dhe as nuk do të ketë. What the fuck”, tha një nga studentët.
Disa minuta më vonë, Rama në një tjetër postim në Instagram, ka publikuar njoftimin ndërsa ka lejuar opsionin e komenteve duke bërë thirrje që të gjithë të shkruajnë pyetjet e tyre për dialogun e studentëve.
Top Channel