Alexander Solzhenitsyn dhe familja e tij u larguan nga Bashkimi Sovjetik, pasi ai i ekspozoi tmerret e kampeve ruse të punës, në të gjithë botën.
Sot djali i tij i rritur në SHBA, është kthyer në Rusi për të realizuar një opera bazuar në punën e disidentit, duke e cilësuar këtë projekt një mesazh për Rusinë moderne.
Prodhimi i Teatrit Bolshoi, të veprës “Një Ditë në Jetën e Ivan Denisovich”, është një nga të shumtat ngjarje artistike në Moskë, për të celebruar 100-vjetorin e lindjes së Nobelistit.
“Është e rëndësishme të vihet në dukje se sa shumë është emancipuar Rusia. Solzhenitsyni jo vetëm që nuk është më i ndaluar, por në fakt është studiuar, lexuar dhe debatuar në mënyrë aktive prej kohësh. Është një vend që është shumë ndryshe nga ai që e dëboi Solzhenitsynin në vitin 1974 dhe ende një vend që ka një udhëtim të gjatë drejt integrimit, dhe ku njerëzit ndjejnë një ndjenjë krenarie dhe kënaqësie”, u shpreh Ignat Solzhenitsyn.
“Ivan Denisovich” është bazuar në përvojat e vetë Alexander Solzhenitsynit si i burgosur politik. Ai rrëfen represionet e epokës së Stalinit, ku miliona u vranë dhe miliona të tjerë u mbajtën në Gulag, nëpërmjet syve të një të burgosuri gjatë një dite në një kamp pune.
Opera, e realizuar në teatrin Bolshoi, paraqet rojet e burgut që patrullojnë nëpër ballkone pas telave me gjemba, dhe prozhektorët e kontrollit për të vigjiluar mbi të burgosurit.
Top Channel