I verbëruar dhe i “hipnotizuar” nga Yoko Ono. Kështu e përshkruan Ray Conolly John Lennon-in në librin që i ka dedikuar atij: “Being John Lennon: A restless life”.

Yoko Ono, gruaja japoneze e vogël dhe e çuditshme, e veshur me kostumin e saj të zi, e ka “përndjekur” John-in pa reshtur, e ka çuar te heroina, dhe kur marrëdhënia e tyre hyri në krizë, Ono i gjeti John-it një të dashur të re.

Historia që Connolly rrëfen për çiftin e pazakontë të formuar nga Lennon dhe Ono, në biografinë e re, e cila del njëkohësisht me 38-vjetorin e vdekjes së muzikantit të Liverpulit, hedh shumë hije në marrëdhëniet midis tyre.

Yoko “hyri në orbitën e Beatles” pas takimit me John Lennon në Galerinë Indica në Londër. Ishte Dhjetori i vitit 1966. Sidoqoftë, sipas Connolly, takimi nuk ishte aksidental, siç tregon artistja japoneze, por “i organizuar” po nga Yoko, e cila ishte atje për të paraqitur një ekspozitë dhe po kërkonte fonde dhe sponsorë, kërkesë që e realizoi plotësisht me anë të grupit Beatles, në atë periudhë në kulm të famës dhe suksesit.

Që nga fillimi i karrierës së saj Yoko Ono e kishte kuptuar pushtetin e konjukturave të forta, dhe në veçanti atë të vetë-promovimit, shkruan Connolly. John e ndjente që ylli ishte ajo, ndërsa ai vetë publiku. Nuk kishte takuar kurrë një grua kaq të çuditshme sa Yoko, një grua e cila do kthehej gjithashtu në sifatin e tij letal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA