Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij
Aktori amerikan Sean Penn ishte në Stamboll të mërkurën për të filmuar një dokumentar rreth vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e mbretërisë, njoftoi media turke.
Khashoggi, një banor i SHBA që nga viti 2017, u vra gjatë vizitës së tij në konsullatë për të marrë dokumente lidhur me martesën e tij, më 2 tetor.
Mbetjet e 59-vjeçarit ende nuk janë gjetur, pavarësisht nga kërkimet e konsullatës dhe vendeve të tjera. Agjencia tha se Penn u pa pranë rezidencës së afërt të konsullit të përgjithshëm.
E përditshmja pro-qeveritare Sabah, tha se aktori donte të takohej me të fejuarën e Khashogit, Hatice Cengiz, gjatë vizitës së tij. Ngaqë Khashoggi ishte kritik ndaj princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, ka pasur spekulime se udhëheqësi i mbretërisë urdhëroi goditjen.
Pavarësisht mohimeve nga Rijadi, reputacioni i Arabisë Saudite është dëmtuar, kryesisht nga senatorët e SH.B.A.-së, të cilët kanë drejtuar gishtin mbi princin e kurorës, pas një njoftimi të CIA-s të martën.
Penn ka pasur edhe më parë polemika, si pasojë e angazhimeve të tij në politikë dhe në çështjet aktuale. Ai dhe aktorja meksikane Kate del Castillo intervistuan zotin e drogës meksikan Joaquin “El Chapo” Guzman, ndërsa ishte në arrati.
Penn, 58 vjeç, ka fituar dy çmime Oskar si aktori më i mire, për rolet e tij në filmin “Mystic River” dhe “Milk”.
Top Channel