Arlind Qori në Top Talk: Kostoja për rimarrjen në provim është 2 lekë, kërkohen 3000 lekë

06/12/2018 16:20

Qeveria reagoi sot ndaj protestë së studentëve duke shfuqizuar njërën nga 4 kushtet që studentët kishin vënë, sikurse tarifa e vendosur për kreditet e mbartura.

Në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar pedagogu Arlind Qori që militon brenda Lëvizjes për Universitetin, e cila është organizatore e protestës.

Ai ka treguar se nga një llogaritje që ai ka bërë rezulton se kostoja për rimarrjen e një studenti në provim është vetëm 2 lekë, ndërkohë që studentëve u ishte kërkuar të paguhej shumë më tepër.

“Kam bërë një llogari, e kostoja për rimarrje në provim është 2 lekë të reja, aq sa një format letre A4, ndërkohë që u kërkojnë të paguajnë 3 mijë lekë të reja.Kjo nuk është justifikueshme. Studentët kanë filluar të punojnë që në vit të parë për të përballuar vetë kostot e jetesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA