Ronaldo nuk shkon në “Bernabeu”, vetëm Messi në finalen e Libertadoresit

05/12/2018 13:11

“Santiago Bernabeu” do të jetë stadiumi që do të presë ndeshjen e dytë të finales së Kupës së Libertadores, mes River Plate dhe Boca Juniors, më 9 dhjetor.

Të ftuarit e veçantë në këtë ngjarje të rëndësishme për futbollin amerikano-latin, e sidomos atij argjentinas, ishin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët do të ishin një promovim i kësaj sfide.

Të dy yjet e futbollit botëror u parashikua të ishin bashkë në shkallët e stadiumit të Realit të Madridit, për të ndjekur këtë ndeshje, por në fund ai që do të shkojë është vetëm Lionel Messi. Argjentinasi duket se e ka pranuar ftesën e bërë nga Federata agjentinase, gjë që nuk ka ndodhur me Ronaldon.

Sipas të përditshmes “AS”, që citon burime pranë futbollistit portugez, Ronaldo nuk është ende gati që të kthehet në “Santiago Bernabeu”, kjo për faktin se raportet mes tij dhe klubit madrilen u prishën që pas largimit të tij në drejtim të Juventusit.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Ronaldo do të ishte i lumtur të vinte e të ndiqte këtë ndeshje të Kupës Libertadores në shkallët e stadiumit, përkrah Messit, por për fat të keq kjo nuk do të ndodhë.

Ndërkohë, nga Federata spanjolle theksohet se prania e Ronaldos dhe Messit në “Santiago Bernabeu”, përkrah njëri-tjetrit, do të ishte një mesazh për futbollin dhe to të vendoste secilin prej tyre në vendin që i takon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA