Ushtritë kanë dy lloje më të zakonshëm helikopterësh: helikopterë sulmi dhe helikopterë transporti. Të parët mbajnë shumë armë, të dytët mbajnë shumë peshë.

Helikopterët e sulmit më të frikshëm në botë mendohet se janë AH-64 Apache nga SHBA dhe KA-52 Alligator i ushtrisë ruse.

Apache ka fluturuar për herë të parë në vitin 1975, dhe që atëherë ka marrë përditësime të shumta. Varianti më i fundit është AH-64E.

Alligator ka fluturuar për herë të parë në vitin 1997, dhe si paraardhës ka KA-50 Black Shark.

Po si janë kundër njëri-tjetrit?

FOTO GALERI
5/8
Alligatori rus mban armë si predha antitank VIKHR dhe ATAKA; predha ajër-tokë Kh-25 ML dhe raketa S-8 pa drejtim të komanduar. Mban predha anijesh Kh-35 dhe mund t’i qëllojë shënjestrat që 128 k larg. Ka gjithashtu edhe armë automatike 2A42 30 mm që mund të qëllojnë 550 fishekë për minutë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA