“Jam gati të…”/ Oficeri humbi jetën pas aksionit të ndjekjes së tij në Milano, 26-vjeçari shqiptari: Kisha drogë me vete, por s’e pashë që u rrëzua 26/06 18:16
Edhe pse është fillimi i Dhjetorit rrugët e Peqinit janë të mbushura me gjela deti. Mungesa e tregut, importi i gjelave nga Maqedonia dhe si rrjedhim mos shitja e gjelave vendas ka bërë që fermerët e Peqinit të qëndrojnë rreth 2 muaj përgjatë aksit nacional Peqin-Elbasan në pritje të shitjes së gjelave të detit, simbol i festës tradicionale të Vitit të Ri.
Prej disa vitesh tashmë në Peqin nuk më organizohet Panairi i Gjelit të detit. Sipas fermerëve, ky organizimin ndihmonte dhe promovonte zonën.
Çmimi i gjelit të detit këtë fillim dhjetori luhatet 700-800 lek/kg për peshë të gjallë ndërsa, sipas fermerëve, ky është çmimi më i ulët i mundshëm.
Top Channel