Në studion e “Top Talk” këtë të martë është diskutuar për përfshirjen e ulët të protestave në Shqipëri, ku i ftuar ka qenë opinionisti Dritan Hila.

Për Dritan Hilën shqiptarët janë të lodhur nga protestat, por kjo nuk është arsyeja e vetme që qytetarët nuk bashkohen në protestë. Sipas tij arsyeja kryesore është humbja e besueshmërisë tek opozita.

“Jemi të lodhur me protestat, kujtojmë se ne jemi ata që kemi bërë 97-tën. Kjo tregon se nuk jemi një popull i urtë. Por është opozita që është pabesueshme. Kemi një opozitë brenda opozitës. Brenda saj ka probleme të shumta ku ka edhe gjobëvënës, grupi i PD s’ka më besueshmëri. Basha s’e bën dot, por ata që janë përballë Bashës nuk janë gjëkundi, janë ish-doganierë e ish gjobëvënës, janë shumë ish-a”, u shpreh Hila.

Sipas tij nëse nuk jep shpresë opozita, njerëzit do të zgjedhin të ikin.

“Nëse nuk jep shpresë opsioni 1 dhe opsioni 2 do të shohësh mundësi të reja”, shprehet Hila duke shtuar se opozita sot del sa për sy e faqe në protesta të organizuara nga qytetarët, pasi realisht asgjë nuk ndryshon, pasi siç thotë ai, Basha po pret që të marrë pushtetin pas 8 vitesh në opozitë, “për të respektuar marrëveshjen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA