24/05 15:52
Milani u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti në mesditën e sotme Parmën me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 14 të kampionatit italian.
Ndonëse me mungesa të shumta kuqezinjtë morën një 3-pikësh me shumë vlera, që i ngjit momentalisht në vendin e katërt të renditjes, në kuotën e 25 pikëve.
Pas një pjese të parë pa gola, në fillim të pjesës së dytë ishte Parma që befasoi, duke kaluar në avantazh, pas golit të shënuar nga sulmuesi Roberto Inglese.
Gjithsesi reagimi i Milanit ishte i menjëhershëm, pasi fillimisht barazoi me një gol mjaft të bukur të Cutrones dhe më pas shënoi golin e dytë me Kessie, me 11- metërsh.
Top Channel