24/05 15:52
Në Angli, Manchester United regjistron një tjetër barazim pas atij me Crystal Palace.
Këtë radhë, skuadra e Jose Mourinho la 2 pikë në fushën e Southampton, me të cilin barazoi 2-2. Ishte një ndeshje të cilën “Djajtë e Kuq” edhe mund ta humbisnin, pasi Southampton mori kryesimin 2-0 në 20 minutat e para, me gola të Armstrong e Soares, por Manchester United u kundërpërgjigj me Lukaku dhe Ander Herrera në minutat 33 dhe 39, duke barazuar 2-2.
Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan, edhe pse u duk se Southampton kishte më shumë dëshirë për të fituar dhe sfida u mbyll 2-2.
Top Channel