Unaza e Re, banorët bllokojnë rrugën edhe të shtunën
01/12/2018 17:19
Edhe këtë të shtunë, banorët që preken nga projekti për Unazën e Re kanë dalë sërish në protestë.
Në ditën e 28 të protestës ata kanë bllokuar të dy akset e rrugës.
Në zonë ka pasur edhe prani të forcave policore.
Banorët kërkojnë që banesat e tyre të mos prishen, ose të dëmshpërblehen në masën 100%.
Në mbështetje të banorëve ishin edhe deputetë të opozitës.
Top Channel