Los Angeles Lakers arriti një fitore të rëndësishme në sfidën e radhës në NBA. Skuadra kaliforniane fitoi ndaj Dallas Mavericks, ku si zakonisht spikati për të LeBron James.

“Mbreti” e mbylli këtë sfidë me 28 pikë, por ai pati edhe mbështetjen e Ingram me 19 pikë dhe të Kuzma me 15 pikë e 12 topa në tabelë. Mjaft mirë bënë edhe Ball, Caldwell-Pope e Chandler.

Në krahun tjetër, te Dallas, Luka Donçiç nuk i bëri magjitë e tij këtë radhë në parket dhe u pa në një ditë shumë të errët, teksa e mbylli ndeshjen me vetëm 6 pikë të shënuara, ndërkohë që më i miri për skuadrën teksane ishte Barnes, me 29 pikë në 34 minuta.

San Antonio ka filluar të shqetësojë jo pak tifozët e tij. Spurs pësuan humbjen e radhës, këtë herë në derbin me Houstonin, me rezultatin 105-136. Ishte një ndeshje që u dominua totalisht nga Rockets, gjë që e tregon edhe diferenca prej 31 pikësh në rezultatin përfundimtar të takimit.

James Harden e mbylli sfidën me 23 pikë dhe 10 asiste; Chris Paul regjistroi një bilanc me 14 pikë e 10 asiste; ndërsa Capela e Gordon shënuan respektivisht 27 dhe 26 pikë. Për San Antonion, nota pozitive morën vetëm DeRozan e Aldridge, me 18 dhe 20 pikë të shënuara.

Bostoni “asfaltoi” Clevelandin duke e mundur në “TD Garden” me rezultatin 128-95. Celtics e kishin nën kontroll sfidën nga fillimi deri në fund, teksa ai që u dallua ishte një njohje e vjetër e Cavaliers, Kyrie Irving. Ky i fundit nuk pati aspak mëshirë për ish-skuadrën e tij, duke shënuar në këtë sfidë 29 pikë.

Ndihmuan në fitoren e kësaj sfide edhe Morris me 15 dhe Hayëard me 13 pikë. Te Cleveland, Sexton bëri një paraqitje pozitive, teksa e mbylli këtë takim me 15 pikë, ndërsa Tompson regjistroi një bilanc prej 13 pikësh e 12 topash të tabelë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA