Flamurtari do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit. Skuadra krutane është në vendin e fundit të klasifikimit dhe në letër përballja me të duket e lehtë për skuadrën vlonjate.
Trajneri Ilir Daja, në prag të kësaj sfide deklaroi se skuadra e tij nuk duhet të nënvlerësojë këtë skuadër që është në gjendje të vëjë në vështirësi çdo ekip që e bën diçka të tillë.
Daja theksoi se çdo fitore ka vlerën e 3 pikëve dhe se skuadra e tij do të jetë shumë e motivuar në sfidën me Kastriotin, pasi synimi është që të vijojë me rezultatet pozitive.
Përsa i përket skuadrës që do të hedhë në fushën e lojës, Ilir Daja theksoi se ende duhet të marrë vendimin e tij, pasi disa prej futbollistëve të tij së fundmi kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar, kështu që janë në dyshim për përballjen me Kastriotin.
Top Channel