Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Jahmir Hyka ka prishur kontratën me klubin amerikan të San Jose Earthquakes, pas rreth dy vitesh bashkëpunim.

Shtatshkurtri i kuqezinjve u transferua në MLS-në amerikane në shkurt të vitit 2017, ndërsa tashmë me marrëveshje me klubin, vendosën të ndërpresin kontratën e bashkëpunimit.

Në dy sezone me amerikanët, Hyka ka luajtur plot 49 takime, ku ka shënuar edhe 6 gola për San Jose, ndërsa këtë sezon që u mbyll, Earthquakes u renditën në vendin e 12.

Paraprakisht flitet se e ardhmja e mesfushorit të kuqezinjve do të jetë sërish në MLS-në amerikane, por nuk përjashtohet një transferim në kampionatin kinez, ose rikthim në Zvicër, ku ka shkëlqyer me Luzernën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA