Ish-futbollisti i njohur Diego Armando Maradona ka regjistruar një sukses minimal, por të rëndësishëm në kampionatin meksikan, me skuadrën që drejton, Dorados de Sinaloa.
Ish-trajneri i kombëtares argjentinase ishte protagonist i një shfaqjeje në anë të fushës, që ndoshta fitoi vëmendje më shumë sesa lojtarët e tij.
?? ¡Baile Jefe, baile! ??#ConElPezEnLaFinal pic.twitter.com/xCFdkpdAr5
— #ConElPezEnLaFinal (@Dorados) November 25, 2018
Dorados fituan 1-0 me një gol të bukur nga Edson Rivera, në finalen e parë ndaj Atletico San Juan, e vlefshme për ngjitjen në elitën e futbollit meiksikan. Nëse Maradona e arrin këtë, do të ishte një sukses historik për klubin që e mori në vendin e 13, e që po entuziazmon një qytet të tërë, të cënuar rëndë nga bandat e drogës.
? Que de la mano, de Maradona ? pic.twitter.com/v9VRjL4Fny
— #ConElPezEnLaFinal (@Dorados) November 25, 2018
Por, Maradona nuk do të jetë në pankinë të hënën, pas përjashtimit në minutën e 93-të për protesta ndaj anësorit dhe ndaj trajnerit rival. Polemikat e Diegos vazhduan edhe pas ndeshjes, në intervistat me gazetarët.
“Më pëlqen që të tregoni se jam në finale dhe jo me pushime, siç thonit më parë. Tani shpresoj se do të largoheni shpejt”, tha Diego Maradona.
Maradona braktisi intervistën në stadiumin “Banorte”, duke iu shmangur gjithashtu pyetjeve mbi ndeshjen River-Boca, në finalen e Kupës Libertadores.
Top Channel